Të shtëna me armë zjarri te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, një person i plagosur

27 October 2022, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri te ‘Kodra e Diellit’ në
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur të “Kodra e Diellit” pas një konflikti mes dy komshinjve. Një prej tyre ka plagosur tjetrin me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se Olsi Bllaci pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij, Jonian Shehu. I lënduari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorit

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.

Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.


Video