Merr flakë banesa në Kukës, ndërron jetë një person

28 October 2022, 07:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë banesa në Kukës, ndërron jetë një
Foto ilustruese

Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Sh. K., nuk mundi të dalë pasi u asfiksua.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.


Video