Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh.
Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.
Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.
E njohur në qarqet letrare si "Kakuja", vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.
Vitet e fundit ajo ka jetuar në shtëpi të moshuarish, pasi nuk kishte fëmijë.