Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është dorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.
I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej.
Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu Roxhers Demirasi kishte kërkuar të dorëzohej vetë, duke u kthyer në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu.