Dy fëmijët vdiqën në aksident, policia: Të dy shoferët ishin të dehur

10 February 2022, 12:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy fëmijët vdiqën në aksident, policia: Të dy

Janë arrestuar dy shoferët të cilët shkaktuan një aksident tragjik dy ditë më parë në Durrës. Në pranga kanë rënë Xhoni Muço 22-vjeç dhe  Sokol Kovaci 47-vjeç.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor ura e Dajlanit-Shkozet.

I dehur në timon, 22-vjeçari Xhoni Muço ka përplasur motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, ku në të ishin edhe 4 fëmijë të tij, dy prej të cilëve fatkeqësisht ndërruan jetë. 15 vjeçari Franci Kovaçi humbi jetën në vend, ndërsa 13 vjeçari, Danjel Habibi ndërroi jetë pas disa orës në spitalin e Durrësit.

Policia tha se Xhoni Muço duke drejtuar “Fordin” po lëvizte nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit dhe rreth orës 22:40 ka përplasur motorçikletë pa targa, të modifikuar me karrocë, ku gjendeshin të miturit.

Policia shtoi se 22-vjeçari i është bërë testi i alkoolit me DRAGER ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motocliketës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.




Video