Email-e fake për të grabitur shqiptarët, reagon Posta Shqiptare

9 February 2022, 22:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Email-e fake për të grabitur shqiptarët, reagon Posta Shqiptare
Posta Shqiptare dhe faksimile e email-it fake

Qytetarët shqiptarë kanë rënë sot pre e disa email-eve false që synon  t'i grabisë ata duke përdorur emrin e Postës Shqiptare. Në email-et e shumë qytetarëve ka ardhur një njoftim me një link që në fakt nuk i përket Postës. Në e-mailin fake jepen udhëzime të dërgimit të një pakoje, por në fakt linku të çon në adresën ku ndodh edhe grabitja e parave.

Email-e fake për të grabitur shqiptarët, reagon Posta Shqiptare
E-maili fake që iu ka ardhur qytetarëve ku jepen udhëzime të dërgimit të një pakoje, linku në fakt të çon në adresën ku ndodh edhe grabitja e parave.

Për këtë arsye, ka reaguar në orët e mbrëmjes Posta Shqiptare që  njofton të gjithë klientët e saj se lajmi për e-mailet false të shpërndarë në disa media gjatë ditës së sotme nuk i referohen institucionit.

“Nuk është e vërtetë që Posta Shqiptare ka rënë pre e hacker-ve, ashtu siç nuk është e vërtetë që linku i shpërndarë në e-mailet e klientëve të jetë dërguar nga Shoqëria jonë.

Sqarojmë se Posta Shqiptare nuk komunikon në asnjë domein tjetër përveç se @postashqiptare.al

Çdo komunikim nga domain të tjerë konsiderohet mashtrim dhe lutemi që komunikime të tilla t’i raportoni në postën tonë elektronike [email protected] ose pranë organeve kompetente të krimit kompjuterik. Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat ligjore duke denoncuar këtë çështje pranë organeve ligjzbatuese”, tha ndër të tjera Poste Shqiptare.


Video