Shtyhet seanca për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet e radhës

29 September 2025, 13:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për Erion Veliajn, ja kur do të mbahet e radhës
Erion Veliaj

Është shtyrë seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, që ishte parashikuar të zhvillohej mesditën e sotme.

Seanca ku togat e zeza do të vendosin për kalimin apo jo për gjykim të dosjes është vendosur të zhvillohet më datë 10 tetor në orën 9:00.

SPAK kaloi dosjen për gjykim më 10 shtator dosjen në të cilën renditen 13 akuza për Erion Veliajn dhe 12 për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Akuzat për Veliajn janë ngritur për veprat penale korrupsioni pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë.


Video