"Plehra, të pamoralshëm", dy të rinj konfliktohen me anëtarët e Këshillit Bashkiak në Vlorë, ndërhyn policia (VIDEO)

29 September 2025, 12:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Plehra, të pamoralshëm", dy të rinj konfliktohen me

Gjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.

Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. 

Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.

“Të gjithë mashtruesja jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrusa jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm. Plehra m*ti”, dëgjohet ai ndër të tjera.

Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici.


Video