Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e dëmtuar

29 September 2025, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritol servisit në Fushë-Krujë, pronari e gjen biznesin e
Foto ilustruese

Pronari i një servisi në zonën e Fushë-Krujës ka denoncuar në polici dëmtimin e biznesit të tij. Paraprakisht mendohet se qepeni i servisit është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Pronari A. G., ka bërë njoftimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorit.

“Krujë – Më datë 28.09.2025,  shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse.  Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video