Shkrimtarja i shkon në zyrë Liri Berishës: Më la mbresa të thella modestia e saj....

4 Shkurt 2026, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkrimtarja Rita Petro ka takuar gruan e Sali Berishë, Liri Berisha, e cila është presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.

“Një bashkëpunim i bukur ndërmjet Shtëpisë Botuese ALBAS me “Qendrën Rajonale Për Autizmin”.

Hera e parë që takohesha me znj. Liri Berisha dhe më la mbresa aq të thella modestia e saj, qetësia me të cilën tregonte për punën si mjeke pediatre, si një grua humane dhe misionare në ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë, si Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë që, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, trajtojnë kryesisht talaseminë, autizmin e sëmundje të tjera te fëmijët.

U ndjeva shumë e nderuar nga mikpritja e stafit të saj dhe të personalisht znj. Berisha, e cila më tregoi pa u lodhur çdo detaj e mjedis të Qendrës. Kësaj dite ia shtoi bukurinë dhe prania e mikeshës sime të çmuar, Lirika Çoçolit.

P.S Ne si Albas kemi disa botime të veçanta për fëmijët me autizëm dhe bashkëpunojmë me shumë prindër, mësues apo specialistë që trajtojnë këta fëmijë”, shkruan shkrimtarja ndër të tjera.


Video