
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e trajtuar në emsionin “Stop” mbrëmjen e djeshme, ku një person me emrin Odeta Hoxha iu ka marrë 35 mijë euro familjarëve të një pacienti me kancer, duke u prezantuar si ministre.
Si arriti t’u vidhte 35 mijë euro Odeta Hoxha famijarëve të viktimës:
Pak ditë, përpara se qytetarja të ndahej nga jeta, familjarët e kësaj të fundit insistonin të kishin ndihmën e spitalit shtetëror, që e sëmura të transferohej jashtë shtetit për kurim.
Në kërkim të një personi që të dalë garant për transferimin e të sëmurës jashtë vendit, familjarët janë hasur me shtetasen Odeta Hoxha, e cila shtirej si ministre.
Në lidhje me këtë ngjarje u pretendua se kjo e fundit doli garant për tranferimin e të sëmurës jashtë vendit në këmbim të 35 mijë eurove.
Për shkak se sëmundja e rëndë agravoi shumë brenda pak kohe, familja nuk arrit që të nxirrte jashtë vendit të sëmurën. Por pavarësisht kësaj, shuma e lartpërmendur i është paguar Odeta Hoxhës.
Familjarët e viktimës janë shprehur se janë mashtruar nga qytetarja Odeta Hoxha. Kjo e fundit mendohet se u ka dhënë familjarëve të të sëmurës numra përmjet të cilëve prezantohej si ministre, sikur të ishte numri i ish-ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu ose ministrja aktuale Evis Sala.
Nën dyshimet se po u vidheshin paratë në mënyrë abuzuese, familjarëty e të sëmurës e kanë paralajmëruar shtetasen Odeta Hoxha se do e denonconin në emsionin “Stop”.
Por kjo e fundit ka vijuar me aktrimin e saj si ministre, duke u thënë atyre “ se ata nuk e trembin dot as me Stop as me polici”, me justifikimin se është zyrtare e lartë e shtetit.
Reagimi i plotë nga Ministria:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh distancimin e plotë dhe të prerë ndaj rastit të mashtrimit të një qytetareje, të investiguar dhe zbardhur nga emisioni investigativ “Stop”.
MSHMS konfirmon me përgjegjësi të plotë se, numrat e telefonit dhe adresat e email-it të paraqitura si “zyrtare”, të përdorura nga shtetasja O. H, nuk kanë qenë dhe nuk janë në përdorim nga Ministria. Nuk ka pasur asnjë komunikim shkresor apo telefonik të kësaj shtetaseje me Ministren, Prof. Evis Sala, apo me Zëvendësministren, Asc. Prof. Eugena Tomini.
Kuadri ligjor në fuqi përcakton qartë procedurat administrative që duhet të ndiqen për transferimin e pacientëve jashtë vendit për arsye shëndetësore, si dhe për rimbursimin e trajtimeve shëndetësore jashtë vendit.
U bëjmë thirrje qytetarëve që, për çdo shqetësim shëndetësor apo kërkesë për trajtim, të ndjekin vetëm rrugët zyrtare të komunikimit me MSHMS.
Ministria nuk përdor dhe nuk autorizon asnjë formë ndërmjetësimi apo komunikimi jozyrtar, si rasti në fjalë apo raste të ngjashme.
MSHMS falenderon stafin e emisionit, për rolin profesional në investigimin dhe pasqyrimin e plotë të ngjarjes, për evidentimin e një rasti mashtrimi një familje shqiptare dhe në mbrojtjen e interesit publik.