Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt/ Përshkallëzohet situata në Velipojë, i moshuar bie pa ndjenja pas përplasjes me policinë!

4 Shkurt 2026, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bashkim Ulaj

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.

Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një i moshuar, gjthashtu protestues, ka rënë në tokë pa ndjenja.


Sipas pamjeve në terren, asnjë punonjës policie nuk është afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.  Nga pamjet duket se ai nuk është transportuar ende drejt spitalit.


Protestuesit janë të vendosur të mos tërhiqen, duke këmbëngulur se do të vazhdojnë kundërshtimet derisa autoritetet të dëgjojnë zërin e tyre dhe të ofrojnë një zgjidhje për çështjen e pronësisë.

VoxNews publikoi investigimin se si, më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës.

Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.


Video