Në ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli ku një shqiptar i identifikuar si Mariglen Ruçi 24 vjeç, ka humbur jetën nga asfiksimi, pas djegies së një shtëpie bari atje.
Bëhet e ditur se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit Flamur Ruçi, ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.
"Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime. Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto momente të vështira mesfushorit tonë Flamur Ruçi! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, u prehtë në paqe vëllai jot", shkruan Flamur Ruçi.
Shtëpia e barit ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit./Getsurrey