Dënohet me 10 vite burg shqiptari që qëlloi me breshëri automatiku ish-të dashurën e tij në Itali

14 December 2022, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dënohet me 10 vite burg shqiptari që qëlloi me breshëri

Dënohet me 10 vite burg Ibrahim Rudi, 22 vjeç, nga Shqipëria pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku, ish-të dashurën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mes datës 9 dhe 10 gusht, në vitin 2021.

E reja ishte në rrugë me motrën e saj, kushëririn dhe dy miqtë në via Kennedy në qendër të Galipolit, në momentin që Rudi qëlloi 18 herë me automatik në drejtim të tyre. Vajza e personat e tjerë i mbijetuan sulmit.

22-vjeçari u largua nga vendngjarja më pas, por u arrestua ditë më vonë.

Ai u dënua me procesin e gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarja e Leçes Simona Panzera. Rudi u shpall fajtor për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë.


Video