Ish-prokurori Beci: Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk kanë hetuar faturat e hoteleve të Ahmetajt

14 December 2022, 13:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-prokurori Beci: Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk
Në foto: Ish-prokurori Eugen Beci dhe ish-ministri, Arben Ahmetaj

Ish-prokurori Eugen Beci ishte i ftuar sot në studion e Breaking në Top News, ku foli për përfitimet që ish-ministri Arben Ahmetaj ka marrë nga Klodian Zoto.

Në studio Beci shprehet se ka shumë dyshime se prokurorët Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho nuk kanë hetuar faturat e hoteleve që Klodian Zoto ka paguar për Arben Ahmetaj.  

“Ka dyshime të forta se prokurorët e SPAK nuk kanë hetuar faturat e hoteleve të Ahmetaj”, tha Beci.

Video e marrë nga Top News

Përsa i përket kallëzimit që gazetari Adriatik Doçi ka bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dy prokurorët si dhe për ish-ministrin, Beci thotë se “Prokuroria do të vendos mbi fatin e kallëzimit brenda 15 ditëve”.

Kujtojmë se gazetari Adriatik Doçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ku depozitoi një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kallëzimi ka të bëjë me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit, Ahmetaj.

Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqiti prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxhës.

Këto prova janë gjetur në kompjuterin e sekuestruar të Klodian Zotos, ku nëpërmjet emaileve janë evidentuar rezervime hotelesh, kryesisht në suita për Ahmetajn, për të cilat gazetari thotë se janë shpenzuar mijëra euro.


Video