Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shefi i Komisariatit dhe ai i Krimeve në Korçë janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.
Shefi i Komisariatit Bujar Lazaj dhe ai i Krimeve Qemal Hoxhaj dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos arrestuar dhe proceduar penalisht shtetasin S. G.
Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas ishte kapur në kushtet e flagrancës nga patrulla e policisë larg banesës së tij më datë 14.01.2022, duke thyer masën e “Arrestit në Shtëpi” dhënë nga Gjykata e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.