SPAK ka nënshkruar një memorandum bashkëpunim me humologun rumun DNA. Delegacion i SPAK, i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, Arben Kraja kryen një vizitë në Bukuresht të Rumanisë.
Pas ballafaqimit të punës dhe vështirësive të përbashkëta mes institucioneve homologe, u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar.
Njoftimi i SPAK
Më datë 03.03.2022 Delegacion i SPAK, i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, z. Arben Kraja, Shefit të Seksionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetim i Përbashkët, z. Ened Nakuçi kryen një vizitë në Bukuresht të Rumanisë me qëllim përforcimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni i SPAK-ut kreu një numër takimesh si vijon: takim me përfaqësuesit e Drejtorisë së Hetimit për Krimin e Oganizuar dhe Terrorizmin në Rumani (DIICOT) përfaqësuar nga: Drejtuese e Prokurorisë kundër Krimit të Oganizuar dhe Terrorizmit (DIICOT), znj. Oana Daniela Patu e cila prezantoi edhe institucionin dhe punën, Shefe Seksioni e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (DIICOT), znj. Camelia Stoina dhe Prokurore znj. Narcisa Kelemen.
Gjithashtu Delegacioni i SPAK u takua me përfaqësues të Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion në Rumani (DNA), Drejtuesin e Prokurorisë së DNA-së, z. Crin Nicu Bologa, me Zëvendës/drejtuesen e DNA-së, prokurore Madalina Scarlat, me kancelaren e DNA-së, znj. Anca Jurma, dhe Shefin e Seksionit Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (DNA), z. Costin Varlan.
Në këtë takim mbajtën fjalën Drejtuesi i Prokurorisw sw DNA-së, z. Crin Nicu Bologa dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, z. Arben Kraja. Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK. U bë anasjelltas një prezantim i punës së DNA-së. Pas ballafaqimit të punës dhe vështirësive të përbashkëta mes institucioneve homologe, u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar gjithmonë në rritje dhe sa më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, në rajon apo më gjerë. Takimi i suksesshëm u mbyll me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes institucioneve homologe, SPAK-ut dhe DNA-së.