Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shqiptyar ka humbur kontaktet me familjarët në Greqi.
Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për 70-vjeçarin Ilias Miho, i cili është zhdukur në zonën e Ilioupolit më 10 Nëntor.
Atë mëngjes, rreth orës tetë e gjysmë, ai doli për shëtitjen e tij të zakonshme, por nuk u kthye më. Mësohet se i moshuari kishte rreth një javë që kishte shkuar në Greqi nga Shqipëria së bashku me gruan për të vizituar djalin e tyre.
Mediat greke raportojnë se Ilias Miho është i gjatë 1.80, ka sy kafe, flokë gri dhe kishte veshur një këmishë blu të hapur, triko të zezë, pantallona gri të errët dhe këpucë të zeza.
