Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku: Kryebashkiaku është goditur dy herë me thikë

11 November 2022, 19:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku: Kryebashkiaku
Fredi Kokoneshi

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe shoferi i tij Gazmir Bullari, mbetën të plagosur mëngjesin e së premtes pasi u qëlluan me thikë.

Për këtë ngjarje, policia vuri në pranga autorin e dyshuar Orges Xhelili.

Kirurgu i spitalit të Lushnjes, Sami Osmani, ka folur për gjendjen e dy të plagosurve. Ai është shprehur se Fredi Kokoneshi është qëlluar dy herë me thikë, njëra prej të cilave i ka prekur pak mushkërinë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes, Kokoneshi është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa shoferi i tij është goditur një herë në barkë.

Mjeku tregon se thika i ka prekur zorrët dhe stomakun.


Video