Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në fshatin Porodinë të Korçës, pasi dyshohet se një person ka ngacmuar seksualisht nused e djalit të tij.
Denoncimi është bërë nga vetë nusja e djalit dhe blutë e Korçës e kanë vënë nën hetim.
"U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale "Ngacmimi seksual", pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas." -thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.