Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Maliq, pasi është rrëzuar nga kali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjyras të Maliqit, ku 62-vjeçari kishte shkuar për të prerë dru, por është rrëzuar nga kali dhe ka ndërruar jetë.
Sipas banorëve të fshatit, të cilët e kanë gjetur pas disa orësh kërkime dhe kanë njoftuar policinë, 62-vjeçarit i ka rënë kali përsipër duke e shtypur për vdekje.