E rëndë në Korçë / 31-vjeçarja gjendet e varur në banesë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës

2 October 2023, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë / 31-vjeçarja gjendet e varur
Foto ilustruese

Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00 të ditës së sotme në fshatin Pulahë të Korçës.

Policia thotë se ajo është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj. Paraprakisht dyshohet se e reja i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka shenja dhune në trup.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video