'Shkoi deri tek dera e spitalit dhe vdiq', si humbi jetën i dënuari në Durrës (Emri)

18 July 2022, 15:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Shkoi deri tek dera e spitalit dhe vdiq', si humbi jetën i
Roland Hasani

Një i burgosur për vrasje ka humbur jetën  në spitalin e Durrësit ku është dërguar me urgjencë nga autoritetet e IEVP-së Durrës. Roland Hasani, 44 vjeç i dënuar me 14 vjet burgim ka kryer vetëvarje brenda qelisë ku vuante dënimin. Ai ka qenë në  kushte të rënduara psikologjike dhe sipss burimeve nga IEVP vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani u dërgua në spitalin e Durrësit me shenja të pakta jete, por nuk ia ka dalë dot.

Struktura e posaçme për hetimin e ngjarjeve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit po kryen hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe nxjerrë përgjegjësitë konkrete mbi ngjarjen.


Video