
Tre lajmërime vdekje në një tabelë, një ditë pas masakrës së Fushë-Krujës. Brilant Martinaj, 23 vjeç, do të përcillet sot në banesën e fundit, pasi u vra dje te mbikalimi i Fushë-Krujës, e gjithashtu sot por dy orë më vonë do të jetë dhe ceremonia mortore e Besmir Hoxhës, mikut të tij që u ekzekutua po dje.

Ndërkaq Dikler Vata, i cili dyshohet se ishte truprojë e Brilant Martinajt do të përcillet nesër në banesën e fundit. Automjeti i viktimave po i nënshtrohet ende mbikëqyrjes, pasi dyshohet se dhe tre viktimat kanë pasur armë me vete.
Kjo bën që policia të arrijë në konkluzionin se atentati ishte mjaft i shtrenjtë dhe i mirëorganizuar duke bërë të dyshojnë se në fakt, autorët prisnin të godisnin një person me peshë më të madhe se sa tre të rinjtë, pavarësisht se Brilant Martinaj dyshohej për disa ngjarje kriminale.
Grupi hetimor mendon se Diklen Vata ka dalë nga automjeti për t’u vetëmbrojtur, pasi dyshohet se kishte statusin e truprojës së Brilant Martinajt.