Masakra e Fushë Krujës, ky është 'truproja' e Brilant Martinajt që vrasësit e qëlluan pasi e panë gjallë (Foto+Emri)

18 July 2022, 09:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra e Fushë Krujës, ky është 'truproja' e
Brilant Martinaj dhe Diklen Vata

Mediat publikuar foton e Diklen Vatës, 30-vjeçarit që humbi jetën në atentatin e pasdites, tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në asfalt.

Kjo pasi autorët të cilët dyshohej ishin 4, sapo e kanë parë duke dalë nga makina, kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Masakra e Fushë Krujës, ky është 'truproja' e
Diklen Vata

Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 22-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.

Automjeti ku po udhëtonin tre persona  u qëllua  me rreth 60 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë. Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë u gjet pak pas atentatit në fshatin Larushkë.

Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim. Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave.


Video