Boksieri i famshëm Krist Prenga ka për vrasjen e Brilant Martinajt në atentatin e Fushë-Krujës pasditen e sotme.
Përmes një postimi në Intsagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen për 22-vjeçarin, i cili mbeti viktimë pas një breshërie plumbash.
“Na e bane zemrën copash Brilant. Copash o vëllai jonë. Ne ma t’mirën ditë e ma t’mirën moshe i shkon afër Zotit. Tu prehtë shpirti në paqë. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë", shkruan boksieri.
Nuk dihet nëse mes tyre ka lidhje familjare apo shoqërore.
Diklen Vata dhe Besmir Hoxha mbetëm gjithashtu viktima të atentatit të sotëm. Drejt tyre u qëllua nga një automjet në lëvizje. Makina tip “Volswagen Passat” me të cilën lëviznin viktimat shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan totalisht.