Sherr me thika tek berberi në Vlorë, tre të plagosur (EMRAT)

6 October 2022, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika tek berberi në Vlorë, tre të plagosur (EMRAT)
Vendi i ngjarjes

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosje me thikë të tre mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në një berberhane pranë shkollës "24 Maji" të qytetit bregdetar.

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko, 35 vjeç dhe Mexhit Hyskaj, 40 vjeç.

Mësohet se autori i plagosjes është Mexhit Hyskaj, i cili ka plagosur edhe veten. Ai dyshohet se në gjendje të dehur ka plagosur me thikë Nuredinin dhe Sejkon, me profesionin berber.

Dyshohet se një person me thikë ka goditur tre persona për arsye ende të paqëarta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


Video