Çmimi i energjisë, ERE mbledh nesër Bordin, çfarë pritet të vendoset

6 October 2022, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi i energjisë, ERE mbledh nesër Bordin, çfarë
Enti Rregullator i Energjisë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka njoftuar se do të mbledhë Bordin ditën e nesërme më datë 7 tetor. Në këtë mbledhje pritet të vendoset për kërkesën për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë.

Më 23 shtator Bordi i ERE miratoi rritjen e çmimit të eregjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin
mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022. Por, pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama e shtyu me një muaj rritjen e çmimin e enrgjisë dhe do të fillojë prej muajit nëntor.

Në mbledhjen e nesërme pritet të vendoset për anulimin e fashës 800 KW për muajin Tetor.

Njoftimi: 

MBLEDHJA Nr. 44,

Datë 07.10.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1 999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

1. Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi
miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin
mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”

Palët e interesit për pjesëmarrje në mbledhjen e bordit të ERE-s, në ambientet e ERE-s ose
nëpërmjet platformave të teknologjisë së komunikimit elektronik (online), duhet të
dërgojnë me shkrim kërkesën për pjesëmarrje, në postën elektronike në adresën
[email protected], si dhe mënyrën e pjesëmarrjes dhe çështjen të cilën janë të interesuar të
ndjekin.


Video