Dosja 'Porositësi'/ Rrumit i Shijakut dhe 'il pentitot', Beqiraj përfundojnë në SPAK

6 October 2022, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosja 'Porositësi'/ Rrumit i Shijakut dhe 'il

Prokuroria e Durrësit shpall mos-kompetencën e hetimit të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve për 14 të arrestuarit gjatë operacionit “Porositësi”.

Kjo dosje i kalon Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Grupi kriminal u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, dy ditë më parë.

Dyshohet se dy vëllezërit Beqiraj po planifikonin të vrisnin Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit, për të parandaluar ngjarjen e rëndë, u bëri dje pritë dy vëllezërve në autostradë.

Personat e arrestuar në operacionin ‘Porositësi’

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pellumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami


Video