Sekuestrimi/ Kush janë 3 vëllezërit me 3.5 mln euro pasuri në Elbasan: ‘Porsche’, ‘Audi’, ‘Benz’, vilë tre katëshe (Video)

6 October 2022, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekuestrimi/ Kush janë 3 vëllezërit me 3.5 mln euro pasuri
Albert Topuzit në Elbasan

Detaje nga vendosja e sekuestros preventive ndaj pasurive me vlerë rreth 3.5 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Kjo është vila e Albert Topuzit në Elbasan, e cila është sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit. Një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit, janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria.

Gjithashtu i janë bllokuar 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Fasada’, u bë ekzekutimi i i vendimit të Gjykatës së Elbasanit dyshohet se pasuritë rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të 46-vjeçarit. 

Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale", pasi më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Video