Policia e qarkullimit ka shtuar masat për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë në afërsi të institucioneve shkollore
Nënkomisar Arben Bakalli thotë se kontrollet kanë nisur para fillimit të sezonin shkollor, ndërsa fokusi mbetet aty ku edhe prezenca e fëmijëve është më e lartë.
“Problematike e kemi pasur pjesën e rrugës së “Dritan Hoxha”, “21 dhjetorin”, rrugën e “Dibrës” që janë njolla të zeza dhe jemi të përqendruar më shumë”.
Sipas Bakallit, me nisjen e universiteteve do të këtë edhe masa të shtuara për mjetet interurbane.
Nënkomisari tregon se të gjithë shoferët do t’i nënshtrohen testeve te alkoolit, ndërsa nuk do të ketë zbutje të dënimit për ata që përdorin telefonin.
“Në lidhje me këto drejtues kemi ushtruar edhe para fillimit të shkollës kontrolle për përdorimin e pijeve dhe rripin e sigurimit.”
Për sa i përket transportit publik në kryeqytet Bakalli tregon se mjetet urbane pozicionohen keq ne vendet e tyre çka sjell edhe trafik të rënduar.
“Një nga problematikat kemi me urbanët që pozicionet gabim në stacionet e autobusëve dhe bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve.”