Sherr me shkopinj bejsbolli në Kavajë, 49-vjeçari përfundon në spital

23 August 2023, 21:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me shkopinj bejsbolli në Kavajë, 49-vjeçari
Sherr me sende të forta në Kavajë

Një sherr me shkopinj bejsbolli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Policia bën me dije se dy të rinj janë konfliktuar me një 49-vjeçar, e për pasojë ky i fundit ndodhet në spital.

Blutë janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar.

“Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç, dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thotë policia.


Video