Tjetër denoncim: Italiani më ka vjedhur syzet në Ksamil, kush e ka në hotel ta njoftojë që t’i sjellë (VIDEO)

23 August 2023, 17:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër denoncim: Italiani më ka vjedhur syzet në Ksamil, kush e
Italiani akuzohet se ka vjedhur syzet nga banaku

Një tjetër denoncim vjen këtë herë nga Saranda, ku pretendohet se një pushues italian ka vjedhur një palë syze.

Denoncuesi pretendon se pushuesi italian i ka marrë syzet nga banaku i një lokali në Ksamil. Ai ka postuar edhe videon për rastin në fjalë.

Po ditën e sotme, disa turistë italianë u akuzuan për vjedhjen e një shume eurosh në Vlorë. Ndërsa rasti më famëkeq ishte ai i katër turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat.

Denoncimi te faqja lokale “Saranda Ëeb”: “Kam një lokal në Ksamil dhe sot një italian na ka vjedhur në banak një palë syze. Ju lutem publikojeni kush e ka në hotel ta njoftojë të sjelli syzet”.

VIDEO:

 


Video