Shembet mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër

3 February 2023, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shembet mbikalimi i këmbësorëve në Shkodër
Pamje nga Shkodra

Rreth orës 12:00 është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.  
Në momentin e shembjes, nuk ka pasur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. 

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

 


Video