Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, pranga 5 personave

3 February 2023, 11:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive,

5 persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Po ashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i Saimir Litës, Gertin Qinami, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni dhe Francesco Cecere, të pestë banues në Tiranë.

Njoftimi

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center). 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video