Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Tiranë në rrugën "Kastriotët". Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një pasagjer 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa janë plagosur rëndë dy drejtuesit e automjeteve.
Avni Gjuni, personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari i cili humbi jetën në mënyrë tragjike. Dy shoferët e makinave të identifikuar si Murat Dorezi dhe Egzon Murataj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Për vdekjen tragjike të 35-vjeçarit i cili ishte me origjinë nga Kukësi kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miq dhe të afërm të tij.