Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri. Shqipëria ka rënë pre e sulmit për herë të dytë pas hakërimit të faqeve të qeverisë nga Irani më 15 korrik.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, përmes një postimi në Twitter deklaron se po mbështet Shqipërinë në përpjekjen për të kthyer në normalitet sistemin.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur pasojat e sulmit dhe të rikuperojë sistemin.”