Artan Hoxha ironizon vendimin e Rrumbullakut: Mjekër mban vetëm ai që komandon briskun, te tjerët t'a mbajnë me shkumbë

10 September 2022, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artan Hoxha ironizon vendimin e Rrumbullakut: Mjekër mban vetëm ai
Artan Hoxha dhe Muhamet Rrumbullaku

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili urdhëroi efektivët që të mos mbajnë mjekër.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan me ironi se Rrumbullaku e dha këtë vendim sapo ai la mjekër në Kolumbi si maskim që të mos binte në sy dhe të "shkriheshe" mes turmës.

Gazetari shton më tej me ironi se këtu e paska patur pikën e dobët Gledis Nano, pasi nuk mund të mbajë mjekër dhe kryeministri dhe drjetori i Policisë. Sipas tij, mjekër mbajnë vetëm ai që komandon briskun, ndërsa të tjerët t'a mbajnë me shkumbë.

Postimi i plotë:

Si vajti ajo puna e mjekres andej nga anet tona?!?!?!
Jo per gje, por na prishet dhe maskimin
Kur u nisa per Kolumbi, “specialistet e fushes” me keshilluan, se duhej te mbaja nje kapele dhe te lija mjeker, si maskim, per te mos rene ne sy dhe per t”u shkrire mes turmes…
Epo ters i madh. Sapo lashe mjeker ne Kolumbi, vjen urdheri qe u heq mjekren policeve ne vendin tim…
Pune dreqi, ketu e paska patur piken e dobet Gledis Nano???!!!
Dhe i pata thene njehere, “hiqe ate dreq mjekre, se do te marre me qafe”….
Nuk me degjoi dhe ja cfare e gjeti!!!
Ne kete vend, nuk mund te mbaje mjeker edhe kryeministri edhe drejtori i policise!!!
Mjeker mban vetem ai, qe komandon “briskun”…
te tjeret, ta mbajne me shkume


Video