Rreziku nga hakerat: Policia heq internetin nga drejtoritë dhe komisariatet, bllokon sistemet me informacione sekrete

10 September 2022, 18:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rreziku nga hakerat: Policia heq internetin nga drejtoritë dhe
Foto ilustruese

Prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është nën sulmin e dytë kibernetik nga Irani dhe këtë herë shënjestër e hakerave ka qenë sistemi TIMS.

Pas kësaj situate, burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka urdhëruar të gjitha drejtoritë dhe komisariatet të heqin internetin nga kompjuterat e punës, si masë parandaluese e hakerimit të tyre.

Policia ka mbyllur edhe sistemin ADAM, i cili ka të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo dyshuar për një ngjarje.

Po ashtu, i bllokuar qëndron edhe sistemi MEMEX, i cili ka informacione sekrete mbi ngjarje dhe sistemi i Menaxhimit Policor të çështjeve, i cili ka gjitha veprimet e kryera nga policia.

Mësohet se çdo veprim do të kryet normalisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse, teksa tani puna vazhdon manualisht.


Video