
Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi i arrestuar bashkë me ta do të referohen në gjykatë me akuzën e spiunazhit.
Prokuroria e Elbasanit është duke përmbyllur dosjen në ngarkim të tyre me tre akuza. Akuza e parë dhe më e rënda lidhet me spiunazhin, akuza tjetër me kundërshtim të punonjësit të shtetit dhe goditja për shkak të detyrës dhe akuza e fundit ajo e mbajtjes së armëve të ftohta, duke iu referuar sprajit dhe kaçavidës që iu gjet rusit në çantë.
Akuzat bazohen në tre nene të Kodit Penal:
Neni 214
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Neni 237
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Neni 279
Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.