Rrufeja godet shtëpinë dy katëshe në Malësi të Madhe, banesa shpërthen në flakë

30 May 2023, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrufeja godet shtëpinë dy katëshe në Malësi të
Foto ilustruese

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe.

Banesa në pronësinë e Zef Gjergj Pëllumbajt dhe kishte në brendësi 13 dhoma.

Shkak për zjarrin është bërë moti i keq. Nga kushtet atmosferike një rrufe ka shkaktuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, për shkak të motit të keq një rrufe ka rënë në banesën dy katëshe dhe ka shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.  


Video