Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të hëne në Patra të Greqisë.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptari ishte nisur për në punë, në momentin kur është përplasur me shpejtësi në pjesën e pasme të një automjeti, ku ka goditur fort kokën, dhe ka vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në zonën mbi Spitalin Olimpik në Patras
Raportohet se 30-vjeçari, ishte baba i një fëmije të vogël.
Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse dhe policie, ndërsa hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.