Rriten sërish temperaturat, ja sa shkon termometri

2 Tetor 2024, 07:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.

Era pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 25°C
në zonat e ulëta 9 deri 29°C
në zonat bregdetare 13 deri 29°C.

Video