Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo

1 Tetor 2024, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatos Lulo

Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo që akuzohet për refuzim për deklarim, mosdeklarim ose fshehje pasurie.

Dënimi, thotë SPAK, të pezullohet duke u konvertuar në 2 vjet shërbim prove.

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Lidhur me këtë dosje, Lulo pritet që në seancën e radhës të paraqesë argumentet e tij për të kundërshtuar akuzën.

Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra.

Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

Video