Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër Talo Çelës

1 Tetor 2024, 12:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Talo Çela

Dështon seanca në GJKKO për dhënien e pretencës për Talo Çelën.

Mungesa e gjyqtares Atalanta Zeqiraj, e cila njoftoi Gjykatën që nuk mund të paraqitej për shkak të një problemi shëndetësor, u bë shkak për shtyrjen e seancës.

Në seancën e kësaj të marte prokurori i çështjes Klodian Braho do lexonte pretencën për Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, në muajin prill të vitit 2019.

Përveç pretencës, organi i akuzës do të njoftonte gjykatën për disa prova të reja të cilat janë zbardhur nga transkriptimeve të bisedave në Sky Ecc.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me  17 vite burg.

Video