Risena Xhaja është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të pasurive Të sekuestruara dhe Konfiskuara.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se emërimi vjen në kuadër të ndryshimeve në strukturat e Ministrisë.
Xhaja më parë ka mbajtur postin e sekretares së Përgjithshme në ministrinë e Arsimit.
Kush është Risena Xhaja?
Nga Mars 2023 Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Ka kryer studimet e larta universitare pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë dhe është diplomuar në vitin 2002. Në vitin 2008 është diplomuar në Master pranë Shkollës Pasuniversitare për “Studime Europiane”. Në vitin 2021 ka marrë titullin Doktor duke përfunduar studimet doktorale pranë Fakultetit të Filologjisë, Tiranë.
Profilizuar në të drejtë Civile, administrative dhe Penale. 20 vite eksperiencë në Administratë Qendrore.
Në qershor 2002 ka filluar punë si Specialist në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duke u ngritur në detyrë të Përgjegjësit të Sektorit të Legjislacionit, në vijim në vitin 2006 Drejtor i Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin. Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019 në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar pranë Ministrisë së Financave.
Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës.
Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.
Njëkohësisht është aktivizuar edhe në mësimdhënie si lektore në Universitete publike dhe private në Lëndët teknikë legjislative dhe bazat e të drejtës.
Botuese në revistat shkencore ndërkombëtare mbi Trashëgiminë kulturore dhe impaktin financiar në zhvillimin e vendit.
2019 deri në Mars të vitit 2023 ka mbajtur pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm, të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, njëkohësisht Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues I komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.
Për shkak të detyrës, ka patur kontribut të spikatur në hartim legjislacioni në fushat: Trashëgimi Kulturore, Turizëm, Sport, Kulturë dhe Prona.