Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha, është thirrur në SPAK.
Siç dallohet në pamje, ish-gjyqtari paraqitet në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme.
Emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes.
Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’.
Sipas gazetares Anila Hoxha, në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranes të përmendur për ‘Toyota Yaris’, ish prokurotë dhe ish gjyqtarë, një anëtare e Klp që ka qenë mes prokurorëve të ‘Toyota Yaris’ dhe prokurorë apeli.
Më 25 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi largimin nga detyra të Besnik Hoxhës dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë.
Ai u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi “dështoi” në kriterin e justifikimit të pasurisë.