Dogjën karriget jashtë Kuvendit, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të PD

1 Tetor 2024, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta para Kuvendit

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, ku opozitarë dogjën karriget jashtë oborrit të Parlamentit, sot Policia e Tiranës ka referuar materialet në SPAK në ngarkim të deputetëve të PD.

Në njoftimin zyrtar, policia thote se Flamur Noka akuzohet për  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, Gazment Bardhi për “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Bledion Nallbati për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thote policia.

Tiranë - Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

- F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

- G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

- B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
- F. H., 56 vjeç,
- Xh.M., 57 vjeç,
- L.G., 52 vjeç,
- A.Gj., 50 vje
- I.Zh., 37 vjeçe,
- L.M., 47 vjeçe,
- D.S., 59 vjeç,
- L.B., 61 vjeç,
- L.H., 57 vjeç,
- A.D., 57 vjeç,
- E.B., 51 vjeç,
- E.Xh., 39 vjeçe,
- S.K., 40 vjeçe,
- S.K., 43 vjeç,
- E.S., 66 vjeç,
- K.M., 62 vjeç,
- V.D., 56 vjeç,
- M.K., 50 vjeçe;
- I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video