Pas skandalit të zbuluar në spitalin e Onkologjikut muaj më parë ku hetimet e Prokurorisë dëshmuan sesi mjekët nuk u jepnin trajtimin e duhur pacientëve të sëmurë me kancer të cilët i drejtonin tek klinika private të cilat i kishin në pronësi, apo ishin të punësuar, tashmë edhe bisedat e zhvilluara mes mjekëve të tjerë po nxjerrin në dritë fakte tronditëse të cilat edhe mund të cilësohen si vepra penale pasi luhet me shëndetin e njerëzve.
Në bisedat e radhës që gazetari Osman Stafa ka publikuar mes mjekëve të Onkologjikut, shihet qartë sesi njëri prej tyre me inicialet B.K, përgjegjës zyre përcaktonte pa asnjë tagër përgjysmimin e ciklit të trajtimit për pacientët e sëmurë me kancer, duke u kërkuar anëtarëve të tjerë të stafit që as mos të përmendnin ilaçin ‘cetuximab’ duke argumentuar se nuk ka sasi të mjaftueshme për të gjithë pacientët.
Ndërsa për të demonstruar seriozitetin e gjësë me të cilën jemi përballë, theksojmë edhe një mesazh që njëri prej anëtarëve të stafit të Onkologjikut ka dërguar në bisedën konkrete ku shkruan: “Zot na ruaj ne dhe familjarët tanë”.
Komunikimi mes mjekëve në whatsapp:
[19.6.23, 9:06:31 AM] AP(mjek onkolog): Cetuximab a ka
[19.6.23, 9:16:55 AM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): mmgj . Ne lidhje me cetuximabin ,besoj e kuptoni , paciente të rinj ne trajtim nuk do të kete per nje kohe të gjatë .Nuk duhet ta përmendni fare nje trajtim qe nuk është i mjaftueshëm per te gjithë .
[19.6.23, 4:17:55 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): kush e trajton nje paciente me ca mame qe trajtohet me fesgo .MK?.
[19.6.23, 4:30:57 PM] FP(mjek onkolog): Eshte pacientja ime
[19.6.23, 5:04:45 PM] AP(mjek onkolog): Cfare ke bere F?
[19.6.23, 5:05:18 PM] EC(mjek onkolog): Nuk e thote se ka frike
[19.6.23, 5:05:43 PM] FP(mjek onkolog): Eshte ankuar per phesgo
[19.6.23, 5:06:07 PM] AP(mjek onkolog): Cne? ????
[19.6.23, 5:06:23 PM] EC(mjek onkolog): Sjellje e keqe e Flutures qe eshte ankuar????
[19.6.23, 5:06:24 PM] FP(mjek onkolog): Per hobi.
[19.6.23, 5:16:09 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): çështja u zgjidh shume shpejt . Do të vazhdohet vetëm trastuzumab qe e paçim sa malet.
[19.6.23, 5:17:48 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): kur s'kemi sorrën ,do te hame pulen thotë populli ????
[19.6.23, 5:28:38 PM] EC(mjek onkolog): Ouuu! Phesgo qenka sorra????
[19.6.23, 5:36:36 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): po është sorre qe ben zhurme dhe na leshon shume glasa nga lart mbi koke .????
[19.6.23, 5:37:51 PM] EC(mjek onkolog): Qe nuk ishte lapsus e dija , por nuk po ia nxirrja dot kuptimin
[19.6.23, 5:41:14 PM] AP(mjek onkolog): Ne vend qe te rimbursojme edhe tdm1 ne heqim edhe fesgon... po ne ato qe progresojne pas herceptines..? Zot na ruaj ne e familjaret tane
[19.6.23, 5:52:57 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): edhe trastuzumab ishte nje sorre ne fillim por tani është nje pule qe ben veze dhe nuk i lodh me njerëzit . Nje bar qe nuk mjafton per te gjithe është me shume nje helm i rrezikshem .
[19.6.23, 5:54:26 PM] EC(mjek onkolog): Po , por zgjidhja duhet te ishte per te gjithe jo mos te jete ????
[19.6.23, 6:10:18 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): meqenese ra fjala për phesgon ,kam vendosur qe per pacietet neoadjuvante të përdorim skemen carbo /doce /Phesgo x 6 cikle per të gjithë pacientet . Keshtu do të kemi nje standart per te gjithe pac. Do të jete per pacietet e Tiranës kuptohet .Ju lutem mos jepni fjale per fesgo për trajtime qe kane filluar tashme .Cdo trajtim neo adjuvant do ta bejme kështu qe te kemi edhe nje përvojë me te unifikuar .
[20.6.23, 9:09:17 AM] AR(kryeinfermier): Leucoverina dacarbazina jane mungese do ju njoftoj une kur te vijne.