Rrëmbim i Indrit Beqirajt në Mamurras, detaje të reja: E morën në makinë dhe e flakën pas 300 metrash

3 October 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëmbim i Indrit Beqirajt në Mamurras, detaje të reja: E

Detaje të reja nga rrëmbimin i Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë – Durrës, VoxNews  mëson se personi që u mor me forcë u la në rrugë pas 300 metrash. Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motoçikletën e tyre kur janë përfshirë në aksident me një makinë. 

Drejtuesit edhe pasagjerët e të dy mjeteve të aksidentuara janë konfliktuar dhe përplasur fizikisht me njeri tjetrin. Në makinën tjetër udhëtonin të paktën 4 persona.

Njëri nga vëllezërit është futur me forcë në makinën e personave të paidentifikuar ende nga Policia dhe ata kanë udhëtuar bashkë me Indrit Beqirajn për rreth 300 metra. Më pas e kanë zbritur nga mjeti dhe janë larguar në drejtim të paditur.


Video